AlbanianSport.com 18.08.2017 15:15
ASNN – Në botën e sotme paraja ka një vlerë relative dhe kjo vlen edhe për 22 milionë eurot e shpenzuara nga pronarët arabë të Paris SG-së për t’i rrëmbyer Barcelonës Nejmarin. Kronika e mëposhtme na ofron një këndvështrim alternativ për atë që mund të arrihej me një të njëjtën shumë që u shpenzua për brazilianin.
Paris SG-ja e bleu Nejmarin për plot 222 milionë euro ose 236 milionë dollarë. Po çfarë mund të blihej tjetër me këtë shumë?
… Për shembull, mund të bliheshin 3 Zinedinë Zidanë…
… spageti të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë qytetin e Barcelonës…
… mund të paguash Bill Klinton të flasë për 42 ditë pa ndërprerje…
… të arsimosh 1.15 milionë fëmijë indianë për një vit të tërë shkollor në fillore…
… të blesh 342 mijë iPhone 7+ të rinj…
… ose 6 ishuj grek…
… ose të blesh të drejtat e emrit të stadiumit të Xhaguarëve deri më 2072-shin…
… ose të sigurosh 436 shfaqje private me Drejkun…
… Golden Stejt Uorriërs mund të paguanin gjithë ekipin për 3 vjet…
… mund të paguheshin 1004 diploma 4-vjeçareve në Universitetin e famshëm MIT…
… ose të bliheshin 792 milionë çokolata FREDO…
… apo 5,300 makina Audi Q7 të 2018-ës…
… apo 14.8 ton lingota ari…
… ose mund të ngjiteshe 13 milionë e 56 mijë e 610 herë në Kullën “Eifel”…
… ose të blije 120 vila në Dubai…
… ose një kafe tek “Starbaks” për çdo burrë, grua dhe fëmi në Britaninë e Madhe…
… ose 3 Boingë 237-700 R…
… ose një festë private çdo ditë të vitit për një vit të tërë me “Red Hot Çili Pepers”…
… ose një tavolinë mesi tek Ikea për çdo person në Namibi…