AlbanianSport.com 05/02/2019 22:35
ASNN – 27-vjeçari, me sytë nga Rrethi Çiklistik dhe Kampionati Kombëtar. Çiklisti shqiptar, Ylber Sefa, ka nisur prej disa javësh përgatitjet për sezonin e ri.
Dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Spanja, ai ka rrëfyer edhe synimet për garat e radhës me skuadrën e tij belge, “Tarteleto Isoreksin”.
27-vjeçari lufton në dy fronte në këto gara. Natyrisht, për Sefën, përparësi mbetet Rrethi Çiklistik i Shqipërisë dhe Kampionati Kombëtar i Rrugës.
Skuadra belge e Sefës, së bashku me atë irlandeze të shqiptarit tjetër, Eugert Zhupa, janë ndër të paktat që kanë ngjitur shkallët e renditjes të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit në rang kontinental për muajin janar.