AlbanianSport.com 28/03/2019 19:55
ASNN – Çiklisti 28-vjeçar flet pas triumfit në Kupën “26 marsi”, i pasigurt për pjesëmarrjen në Rrethin e Shqipërisë. Është kthyer për pak ditë nga Belgjika, ku militon në një prej skuadrave më të spikatura të Evropës dhe ka triumfuar bindshëm në Kupën “26 marsi”, që u mbajt në Kavajë.
Ylber Sefa është një nga çiklistët shqiptarë më të spikatur të momentit dhe ai i vlerëson të dobishme 3 muajt e parë të 2019-ës. 28-vjeçari nuk është ende i sigurt për pjesëmarrjen e tij në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë të këtij viti. Ndërkohë, Sefa tanimë po përgatitet për veprimtaritë madhore në vijim të këtij viti.