(Video) Çiklizëm / Redi Halilaj shpërthen në Turin e Eritreas, fiton e etapën e 4-t

Share Button

AlbanianSport.com 22.04.2017 11:45

ASNN – Ekipi shqiptaro-italian, “Amore & Vita” po merr pjesë në një nga garat më të famshme të kontinentit afrikan, në Turin e Eritreas. Midis çiklistëve shqiptarë që po garojnë në këtë garë afrikane, ka spikatur Redi Halilaj, i cili, në etapën e parë, është ngjitur në podium, duke marrë vendin e 3-të. Çiklisti kuqezi, që jeton, banon dhe stërvitet në Itali, ka shpërthyer në etapën e 4-t, të zhvilluar të premten, duke marrë vendin e parë të podiumit.

Çiklizmi shqiptar ka korrur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, në atë që është një ogur mjaft i mirë për Rrethin e 74-t të Shqipërisë, që do të mbahet në dhjetëditëshin e fundit të majit. Ekipi shqiptaro-italian, “Amore & Vita” po merr pjesë në një nga garat më të famshme të kontinentit afrikan, në Turin e Eritreas. Midis çiklistëve shqiptarë që po garojnë në këtë garë afrikane, ka spikatur Redi Halilaj, i cili, në etapën e parë, është ngjitur në podium, duke marrë vendin e 3-të.

Por, çiklisti kuqezi, që jeton, banon dhe stërvitet në Itali, ka shpërthyer në etapën e 4-t, të zhvilluar të premten, duke marrë vendin e parë të podiumit. Ai është shoqëruar në podium nga dy çiklistët vendas, Tishomë dhe Solomon. Kjo ishte fitorja e parë e shqiptarit si çiklist profesionist dhe sinjalizon konsolidimin e një brezi premtues të dyrrotakëve shqiptarë, ku përveç Halilajt, spikatin edhe Eugert Zhupa, Iltjan Nika, Ylber Sefa, Besmir Banushi, por edhe të tjerë si Olsian Velia, Kristel Sota dhe Bruno Kola.

Siç dihet, Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë është bërë pjesë e kalendarit ndërkombëtar të këtij sporti dhe veprimtaria 5-ditore që do të zhvillohet nga data 20, deri më 24 maj 2017, shënon një gur të rëndësishëm kilometrik të këtij sporti në vendin tonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh