AlbanianSport.com 15/12/2018 13:55
ASNN – 2018-ta ishte një vit i suksesshëm për çiklizmin shqiptar dhe një bazë e shëndoshë për të synuar kualifikimin për në Lojërat OIimpike të 2018-ës. Ky është edhe objektivi madhor i parashtruar nga president i dyrrotakëve shqiptarë, Skënder Anxhaku, i cili synon të çojë dy sportistë në Tokio.
Çiklizmi shqiptar ka zhvilluar të shtunën Analizën e tij vjetore dhe, për presidentin e kësaj Federate, Skënder Anxhaku, 2018-ta ishte një vit i suksesshëm. Tanimë kreu i dyrrotakëve shqiptarë e ka hedhur vështrimin drejt 2019-tës dhe Lojërave Olimpike të Tokios.
Për Anxhakun, në qendër të vëmendjes mbetet edhe masivizimi i këtij sporti. I pranishëm në këtë Analizë Vjetore, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka vlerësuar ecurinë e këtij sporti. Analiza Vjetore e çiklizmit shqiptar u mbajt në mjediset e Parkut Olimpik të Tiranës në kryeqytet.