AlbanianSport.com 14.10.2016 12:30
ASNN – Shqipëria ka patur përfaqësuesit e vet, në Kampionatin Botëror të Çiklizmit për Të Rinj, që po zhvillohet në Doha të Katarit. Zhupa dhe Halilaj kanë konkurruar në garën kronometër individual, 40 km e gjatë. Në përfundim të garës, Zhupa është renditur në vendin e 50-të, ndërsa Halilaj në të 52-tin.
Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj janë dy çiklistët shqiptarë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Çiklizmit për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët, që po zhvillohet në Doha të Katarit. Sportistët tanë kanë konkurruar në disiplinën e kronometrit individual, në kategorinë elitë.
Zhupa i ka përshkuar 40 km e detyruara me kohën 49’94”. Plot 5’52” më shumë se vendi i parë, që u zu nga çiklisti gjerman Toni Martin, i cili da kohën 44’52”. Ai e fiton titullin “kampion bote” në këtë disiplinë, për të katërtin vit radhazi. Ndërsa çiklisti tjetër shqiptar, Redi Halilaj u rendit në vendin e 52-të, me 6’55” më shumë se vendi i parë.
Në këtë garë konkurruan 66 çiklistë.