AlbanianSport.com 19.02.2017 22:25
ASNN – Një pjesëmarrje masive dhe me një gjeografi të larmishme, por, mbi të gjitha një përfshirje në kalendarin ndërkombëtar të çiklizmit. Këto janë disa prej risive që do të ofrojë Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë, që do të mbahet në maj.
Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë do të jetë këtë vit, për herë të parë, pjesë e kalendarit ndërkombëtar të dyrrotakëve dhe, duke folur për Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka dhënë detaje të kësaj gare
Për Anxhakun, ndërkombëtarizimi i këtij Rrethi ndryshon krejtësisht gjeografinë e pjesëmarrjes. Rrethi i 74-t Çiklistik i Shqipërisë zhvillohet nga data 20, deri më 24 maj 2017.