AlbanianSport.com 21.09.2017 11:35
ASNN – Një Rreth Çiklistik të Shqipërisë posaçërisht për grumoshën e të rinjve dhe paratërinjve dhe kualifikimi me normë për në Olimpiadën e 2020-ës në Tokio. Këto janë, sipas Presidentit të organizmit që qeveris dyrrotakët shqiptarë, Skënder Anxhaku, dy synimet madhore të Federatës Shqiptare të Çiklizmit për dy vitet e ardhshme.
Pas suksesit të Rrethit të 74-t, që e futi Shqipërinë në hartën e çiklizmit botëror, Federata Shqiptare e këtij sporti ka një tjetë synim ambicioz, organizimin e një veprimtarie të njëjtë për të rinjtë dhe paratërinjtë.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka sqaruar se dyrrotakët kuqezi e kanë hedhur vështrimin drejt objektivit të tyre madhor, Olimpiadës së Tokios.
Për momentin, Shqipëria po merr pjesë me dy sportistë, Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn, në Kampionatit Botëror të Çiklizmit në Rrugë, që po mbahet në Bergen të Norvegjisë.