AlbanianSport.com 20/05/2020 22:25
ASNN – Kreu i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, flet për tregun e futbollistëve, koronavirusin dhe rikthimin e futbollit. Nga netët pa gjumë, për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi “Covid-19”, tek vendimet e paimagjinueshme deri më tani, por edhe tek të qenit i sigurt se futbolli i mirë i vjetër “do të kthehet në normalitet”. Zyrtari më i rëndësishëm në futbollin evropian ka folur në një intervistë për të përditshmen e njohur britanike, “The Guardian”, teksa zbulon: “Kam qenë në Zvicër javën e kaluar për herë të parë në dy muaj dhe kam pasur takime nga 9 e mëngjesit deri në 11:00.”
“Ka kaq shumë informacion për të përvetësuar, ka shumë vendime dhe natyrshëm që nuk mund flesh gjumë herët e aq më pak i qetë”, – thotë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin. “Për shembull, unë nuk mund të fle as deri në orën 4 të mëngjesit. Në atë kohë në mëngjes mora vendimin rreth Euro 2020-ës dhe më pas më zuri gjumi për dy orë”, – zbuloi ai. Slloveni ka mendimin e tij për gjendjen aktuale, por është besimplotë për një kapërcim të situatës. “Ne dimë më shumë rreth virusit dhe në përgjithësi unë jam një person optimist”, – ka thënë 52-vjeçari.
“Nuk më pëlqen kjo pikëpamje apokaliptike që duhet të presim valën e dytë dhe të tretë apo edhe një valë të pestë … njerëzit që njihni ka të ngjarë të vdesin një ditë, por a duhet të shqetësohemi sot? – shton ai pyetjen. – Nuk mendoj kështu. Ne jemi gati dhe do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve, por unë jam plotësisht i sigurt, personalisht, që futbolli i mirë i vjetër me tifozët do të kthehet shumë shpejt.” Po a do të ndryshojë kjo përgjithmonë futbollin? “Unë nuk mendoj se asgjë do të ndryshojë përgjithmonë”, – thotë kreu i UEFA-s.
“Futbolli nuk ndryshoi pas luftës së dytë botërore, apo luftës së parë botërore, dhe nuk do të ndryshojë as për shkak të një virusi, – vijon ai. – Njerëzit kanë thënë shumë herë se bota nuk do të jetë njësoj pasi … kjo mund të jetë e vërtetë, por këndvështrimi im është pse të mos mendoni se bota do të jetë më e mirë pas këtij virusi? Pse të mos mendojmë se do të jemi më të zgjuar, ose në fund të kuptojmë se sa të brishtë jemi, sa të pambrojtur jemi drejt natyrës? Pra, gjithmonë ka pësime që duhet të bëhen mësim.” Aleksandër Çeferini ka folur edhe në lidhje me pagat e lojtarëve.
“Nuk mendoj se lojtarët janë lakmitarë, – ka thënë ai. – Ata nuk janë të babëzitur. Tregu vendos çmimet dhe nëse ju ose unë do të merrnit një ofertë që do të paguheshin 20 milion dollarë në sezon nuk mendoj se ju ose do të thonim: “Jo, jo, jo, nuk dua të jem i babëzitur, më jep 200,000 dollarë”. Pra, ata nuk janë të pangopur: vendos tregu. Por tani le të shohim nëse përgjigjja e tregut ndaj kësaj krize do të thotë që çmimet të ulen. Është e mundur që çmimet do të ulen, por unë nuk mendoj se është e drejtë të them se lojtarët janë të babëzitur.”
“As se lojtarët nuk janë të drejtë, sepse pagat e tyre janë aq të larta. Ata sjellin gjithashtu shumë të ardhura dhe futbolli është një industri e madhe që paguan një sasi të madhe taksash. Lojtari po paguan gjithashtu taksa të mëdha, kështu që unë nuk mendoj se fjala e duhur është lakmia, ose që klubet duhet të jenë më të mençur, sepse thjesht është tregu që vendos se si po lëvizin çmimet”, – ka përfunduar presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin.