AlbanianSport.com 13/01/2024 19:30
ASNN – Të shtunën në mbrëmje është zhvilluar edhe takimi tjetër i vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë Superiore dhe Partizani kanë dalë triumfator nga Stadiumi “Arena e Demave”, teksa pasditen e kësaj të shtune ka arritur të mundin me rezultatin minimal, 1-0, skuadrën e Teutës, me trajneri Orges Shehi që e nis kështu me “këmbën e mbarë”, aventurën e tij, me anën tjetër të kryeqytetit, atë të kuqe. Goli i vetëm, i “rregullt” i sfidës erdhi në minutën e 40-të të lojës, ku pas një ndërhyrje të gabuar të Kotobellit, ndaj lojtarit të krahut, Andi Hadroj, nuk u la pa u vënë re nga kryesori Cjapi, i cili jep menjëherë një 11-metërsh.
Dhe nga pika e bardhë, Tedi Cara nuk gabon, duke e çuar topi në rrjetën e Demës. Falë këtij rezultati, Partizani ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke ngushtuar diferencën me rrogozhinasit e Egnatias, të cilët pas fitores së sotme, ndaj Skënderbeut janë ngjitur në 40 pikë dhe vazhdojnë të qetë marshimin drejt “4-shes Finale”. Në krahun tjetër, Teuta vazhdon të mbetet në krizë, teksa është në vendin e fundit të tabelës, me 16 pikë, 6 pikë larg “mbijetesës”. Kështu, Orges Shehi ka debutuar me fitore si trajneri i Partizanit në Superiore, teksa skuadra e tij ka mundur me shifrat minimale 1-0 ndaj Teutës.
Të kuqtë nuk fitonin prej 7 ndeshjesh radhazi në kampionat por kjo seri është thyer sot përballë Teutës që mban vendin e fundit në renditjen e Superiores, edhe pse nuk ishte aspak e thjeshtë që të mposhtnin durrsakët. 11-metërshi i Carës i dha epërsinë e merituar Partizanit në pjesën e parë ku kërkoi më shumë golin, madje një i tillë i ishte anuluar më herët nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Por në të dytën ishte Teuta që krijoi e rrezikoi më shumë, duke goditur edhe shtyllën e duke shpërdoruar disa mundësi të mira për të shënuar deri në sekondat e fundit.
Madje durrsakët e kanë gjetur edhe golin drejt fundit të ndeshjes, por edhe ai, sikundër i pari i Partizanit, u anulua nga Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) për pozicion jashtëloje. Megjithatë, në fund ishte Partizani që festoi për 3 pikët në fitoren 1-0 që e ndihmon të konsolidojë vendin e dytë në renditje dhe të mos lejojë Egnatian që të shkëputet edhe më shumë e vetme në kryesim, ndërsa të dy rivalet ruajnë largësinë nga ndjekëset më të afërta.