AlbanianSport.com 23/08/2018 18:10
ASNN – Edgar Çani nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq i kryeqytetit lajmëroi ndërprerjen me mirëkuptim të marrëveshjes me sulmuesin. Çani u afrua te Partizani në verën e 2017, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, por problemet e vazhdueshme fizike
e penguan atë të aktivizohej rregullisht.
“Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Edgar Çanin, – shkruhej në një postim të shkurtër të klubit të Partizanit në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”. = Sulmuesi 29 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve.”
Çani ishte pjesë e skuadrës përgjatë sezonit 2017-2018. “Klubi i uron njëkohësisht Edgar Çanit suksese në karrierën e tij sportive”, – përfundon njoftimi i klubit të Partizanit. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë dhe më tepër informacion për këtë larg të futbollistit nga Partizani.