AlbanianSport.com 12/06/2018 13:25
ASNN – Egjipti do të përballet me Uruguain në të parën ndeshje në fazën finale të një Botërori që nga 1990-ta dhe 25-vjeçari Mohamed Salah ka qenë shtylla e rikthimit të kësaj skuadre në arenën ndërkombëtare. Por dëmtimi i tij në finalen e Ligës së Kampioneve ka bërë tifozët egjiptianë, por edhe ata arabë në përgjithësi, të mbeten në ankth mbi aktivizimin e sulmuesit.
Një pikëpyetje e madhe qëndron mbi pjesëmarrjen në Botëror të sulmuesit të Liverpulit dhe Egjiptit, Mohamed Salah, i cili është nën kujdesin mjekësor për dëmtimin në shpatull që iu shkaktua gjatë finales së Ligës së Kampioneve nga mbrojtësi i Realit të Madridit, Serxhio Ramos.
Mjeku i skuadrës përfaqësuese të afrikanoveriorëve, Mohamed Abu al-Ela e pranoi se sulmuesi, i cili ka shënuar 44 gola për Liverpulin gjatë këtij sezoni, kishte pak gjasa që të zbriste në fushë për ndeshjen e para të grupit A, kur Egjipti të përballet të premten me Uruguajin. Por Salahu bëri një stërvitje të lehtë të hënën në Groznji, i ndjekur nga afër nga stafi mjekësor i Egjiptit, teksa pjesa tjetër e skuadrës zhvilloi një stërvitje shkrythëse.
“Ai ndjen ende dhimbje, – ka deklaruar për mediat mjeku i përfaqësueses egjiptiane. – Ky lloj dëmtimi ka nevojë për një periudhë prej 3 javësh pushim përpara se të mund të kthehesh në fushën e blertë.” Egjipti do të përballet me Uruguain në të parën ndeshje në fazën finale të një Botërori që nga 1990-ta dhe 25-vjeçari ka qenë shtylla e rikthimit të kësaj skuadre në arenën ndërkombëtare.
Por dëmtimi i tij në finalen e Ligës së Kampioneve ka bërë tifozët egjiptianë, por edhe ata arabë në përgjithësi, të mbeten në ankth mbi aktivizimin e sulmuesit në Botërorin e këtij viti në Rusi, ku, përveç Uruguait, Egjipti do të përballet edhe me përfaqësuesen vendase dhe me Arabinë Saudite.