AlbanianSport.com 31.08.2017 20:15
ASNN – Rusia do të presë finalet e Botërorit 2018, të cilat do të luhen në 12 stadiume. Nga këto 6 do të rikonstruktohen, ndërsa 6 të tjerë do të ndërtohen të rinj. Por si është situata e tyre kur duhen edhe 10 muaj deri në fillimin e ndeshjeve? Ndeshjet e fazës finale të Botërorit “Rusi 2018” fillojnë zyrtarisht në 14 qershor 2018. Por si është situata e stadiumeve që po ndërtohen kur duhen edhe 10 muaj deri në fillimin e ndeshjeve?
Do të jenë 12 impiante që do të përdoren gjatë këtyre finaleve. Nga këto 6 janë gati ose janë rikonstruktuar. “Luzhnjiki” i Moskës dhe “Centralni Stadium” i Ekaterinburgut janë rikonstruktuar, ndërsa stadiumet në Soçi, Kazan, Shën Pjetërburg dhe ai i Spartakut të Moskës janë gati tashmë. “Luzhnjiki”, me 81 mijë vende, do të presë finalen e madhe të Botërorit. Kanë mbetur për t’u bërë punimet nga jashtë të stadiumit të Kaliningradit.
Një nga 6, të cilët do të ndërtohen nga fillimi. Ndërsa në brendësi punimet kanë ecur me ritme të mira. Në ndryshim nga stadiumet që u ndërtuan në Afrikën e Jugut, rusët thonë se, 6 të rinjtë që po ndërtohen aty do të shfrytëzohen plotësisht me të gjithë potencialin e tyre. Ndërkohë që punimet në stadiumin e Njizhni Novgorod po vazhdojnë në pjesën e jashtme të tij. Ende pak mbrapa parashikimeve është stadiumi “Mordovia”, në Saransk.
Por gjithsesi struktura është kompletuar. Edhe stadiumi “Kozmos” është mbrapa me punimet. Sepse rreth e qark tij ende ka shumë punë për të bërë. Në Vollgograd mungon pjesa e sipërme dhe disa detaje të vogla. Ndërsa struktura është kompletuar. Shumë e mirë është situata në Rostov. “Ekaterinburg Arena” është tashmë e mbaruar. Mungojnë vetëm disa detaje të vogla në pjesën e jashtme të tij. Në Rostov është duke përfunduar edhe aeroporti i ri.