AlbanianSport.com 31.10.2016 08:50
ASNN – Tirana është shpalluar “kampione” e Shqipërisë në boks për të rritur, pasi boksierët bardheblu, të përgatitur nga Skënder Kurti dhe Sead Bushati, kanë marrë 5 medalje ari. Pas tyre është renditur Vllaznia, me 3 të tilla, ndërsa në vendin e 3-të, Teuta.
Përgjatë 3 ditëve të fundjavës është zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet Kampionati i 42-të Kombëtar i Boksit për Të Rritur, që ka kurorëzuar Tiranën si “kampione” të re të Shqipërisë.
Në një atmosferë të ndezur dhe me tifozeri pasionante, ky kampionat ka parë boksierët bardheblu, të përgatitur nga trajnerët Skënder Kurti dhe Sead Bushati, të marrin 5 medalje ari.
Pas tyre është renditur Vllaznia me 3 të tilla, ndërsa në vendin e tretë, Teuta. Për presidentin e Federatës Shqiptare të boksit, Florend Kalivopulli, ajo që spikati ishte niveli i lartë i konkurrencës.
Ndërkohë boksieri më luftarak është shpallur Denis Nurja i Tiranës, ai i perspektivës Vuksan Guri i Vllaznisë, ai më tekniku Krenar Zeneli i Flamurtarit dhe boksieri më i mirë, Alban Beqiri i Tiranës.
Presidenti Kalivopulli ka përvijuar edhe veprimtaritë që do të zhvillohen për 25-vjetorin e Federatës Shqiptare të Boksit.
Kampionatit i 42-të Kombëtar
i Boksit – Të Rritur
Rezultatet teknike të finaleve:
Pesha 46-49 kg Guri (Vllaznia) – Kikrri (Teuta) (fiton me KO në raundin e 3-të boksieri shkodran)
Pesha 52 kg Murja (Teuta) – Qekaçi (Vllaznia) (fiton me AB boksieri durrsak për mosparaqitje të kundërshtarit)
Pesha 56 kg Vrapi (Teuta) – Zeneli (Flamurtari) 0-3
Pesha 60 kg Zajmi (Tirana) – Muça (Arena) 3-0
Pesha 64 kg Merkohasani (Tirana) – Mema (Teuta) 2-1
Pesha 69 kg Kuqari (Apolonia) – Nurja (Tirana) (fiton me KO në raundin e parë boksieri shkodran)
Pesha 75 kg Beqiri (Tirana) – Shytani (Vllaznia) 3-0
Pesha 81 kg Bermeta (Tirana) – Babaj (Vllaznia) (fiton me AB boksieri bardheblu për mosparaqitje të kundërshtarit)
Pesha 91 kg Demaj (Vllaznia) – Xhediku (Tirana) 3-0
Pesha +91 kg Laçi (Tirana) – Hysa (Vllaznia) 1-2
Boksieri më luftarak : Denis Nurja (Tirana)
Boksieri i perspektivës : Vuksan Guri (Vllaznia)
Boksieri më teknik : Krenar Zeneli (Flamurtari)
Boksieri më i mirë : Alban Beqiri (Tirana)
Si ekip : Tirana, 5 medalje ari