AlbanianSport.com 09.06.2016 16:50
ASNN – Sot ka nisur prishja e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe e gjithë ajo pjesë historike e infrastrukturës së futbollit, por edhe sportit shqiptar, pritet të të mos jetë më në gusht. Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” do të zëvendësohet nga “Arena Kombëtare”, një stadium modern 22-mijë vendësh, që pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro.
Shqipëria po shkruan historinë e futbollit të saj me pjesëmarrjen në Evropian, ndërsa, një pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit të saj nisi sot procesin e rinovimit. Që nga ai guri i parë, i vendosur në vitin e largët 1939 nga Konti Çiano, vijmë me shpejtësi plot 77 vjet më pas dhe sot, ka nisur praktikisht prishja e Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.
E gjithë ajo pjesë historike e infrastrukturës së futbollit, por edhe sportit shqiptar, pritet të të mos jetë më në gusht. Drejtori i Stadiumit Eduard Prodani, ka edhe një apel për bizneset rreth e rrotull. Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” do të zëvendësohet nga “Arena Kombëtare”, një stadium modern 22-mijë vendësh, që pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro.