AlbanianSport.com 11.10.2016 07:05
ASNN – Belgjika ka vendosur një rekord të ri sa i përket golit më të shpejtë në historinë e Eliminatoreve të Botërorëve. Ky privilegj i ka takuar sulmuesit belg, Kristian Benteke, i cili bëri të mundur që Gjibraltari ta nisë në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen e së hënës në mbrëmje, të cilën e humbi 0-6.
E çfarë mund të bësh për 7 sekonda? Në rastin e Belgjikës, mund të shënosh golin më të shpejtë në historinë e Eliminatoreve të Botërorëve. Ky privilegj i ka takuar sulmuesit belg, Kristian Benteke, i cili bëri të mundur që Gjibraltari ta nisë në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshjen e së hënës në mbrëmje.
Ky ishte një nga 3 gola që Benteke realizoi në këtë ndeshje, të cilët Belgjika e fitoi me rezultatin e thellë, 6-0, duke mbajtur kreun e renditjes, me pikë të plota, 9, pas 3 ndeshjeve të para, po aq sa edhe Greqia.