(Video) Basketboll / Zyrtari i FIBA-s inspekton infrastrukturën sportive

Share Button

AlbanianSport.com 23.02.2017 20:25

ASNN – Shqipëria tanimë ka një mjedis të mjaftueshëm për ndeshje ndërkombëtare të basketbollit. Ky vlerësim vjen nga Federata Botërore e Basketbollit (FIBA), e cila, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Lubomir Kotleben ka kryer vëzhgimin e saj të përvitshëm edhe në Shqipëri, ku kryefjala ka qenë infrastruktura.

Federata Botëtore e Basketbollit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Lubomir Kotleben ka kryer vëzhgimin e saj të përvitshëm edhe në Shqipëri, ku kryefjala ka qenë infrastruktura e lojërave me dorë. Zyrtari i FIBA-s ka vizituar sallën e re të Parkut Olimpik të Tiranës, duke e vlerësuar atë si një nismë të mirë.

“Më ka lënë mbresa kjo sallë e re dhe është diçka e mirë që shikojmë që përtej futbollit, duke investuar edhe në Pallate Sporti e salla lojërash me dorë, – ka thënë Kotlebeni. – Natyrisht, duke shpresuar që basketbolli në vendin tuaj të rritej edhe më tepër, do të kishim dëshiruar që kjo sallë të kishte më shumë se 1,300 vendet që ka aktualisht.”

“Po kështu, të kishte 4 dhoma zhveshjeje, nga 2 që ka aktualisht, dhe disa gjëra të tjera”, – ka shtuar ai. Megjithatë, Kotlebeni ka theksuar se Shqipëria tanimë ka një mjedis të mjaftueshëm për ndeshje ndërkombëtare. “FIBA nuk është aty për të vënë gjoba apo për t’i detyruar vendet të luajnë jashtë shtëpie për shkak të mungesës së infrastrukturës”, ka thënë ai.

“FIBA është që të luhet sport, të luhet basketboll dhe çdo ekip të luajë në shtëpinë e vet. Për këtë arsye, ne vlerësojmë se kjo sallë sportive plotëson kushtet bazë për ndeshje ndërkombëtare dhe kjo është një pikënisje e mirë”, – ka përfunduar zyrtari i organizmit që qeveris basketbollin botëror, i cili ka vizituar disa pallate të tjera sporti në Shqipëri, si dhe ka zhvilluar takime në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh