(Video) Basketboll / Spiro Leka: Suksesi me Ferrarën, fryt i një pune masive

Share Button

AbanianSport.net 06/01/2021 21:15

ASNN – Spiro Leka është një nga eksportet më të suksesshme të basketbollit shqiptar në parketin evropian. Trajneri shqiptar vazhdon të udhëheqë me sukses ekipin e Ferrarës, që militon në Divizionin e kuq të nivelit të dytë të basketbollit italian të meshkujve. Epidemia e virusit Covid-19 ndërpreu në mes një sezon mjaft premtues për skuadrën e Ferrarës, që drejtohet nga trajneri shqiptar, Spiro Leka, por sezoni i ri i për ekipin që militon në Divizionin e kuq të nivelit të dytë të basketbollit italian të meshkujve, ka nisur edhe më mirë.

Aktualisht, skuadra e Lekës mban vendin e 4-t të renditjes, me 12 pikë, pas 6 fitoresh dhe dy humbjesh në 8 ndeshjet e para, teksa vetëm dy pikë e ndajnë nga dyshja e kreut, Napoli dhe Forli. Basketbolli italian i meshkujve u ndërpre në mars nga epidemia e virusit Covid-19 dhe kjo ndikoi edhe tek skuadra e Ferrarës, që drejtohet nga trajneri  shqiptar, Spiro Leka. Për këtë arsye, Leka rrëfen se, për fat të keq, por edhe të mirë, ekipi që militon në Divizionin e kuq të nivelit të dytë të basketbollit italian të meshkujve, pati një stërvitje të stërzgjatur.

“Duke u kthyer pas krizës së shkaktuar nga epidemia e virusit Covid-19, që, për fat të keq, vazhdon, nuk ishte kollajshme, – ka rrëfyer ai, duke folur posaçërisht për gazetën “Fjala”. – Por ne arritëm të rifillojmë stërvitjen dhe ta vazhdojmë atë edhe gjatë muajve të verës, për arsye se mundëm të shfrytëzonim pallatin e sportit, që është në pronësi të klubit, i cili e ka marrë falë një kontrate 4-vjeçare me Komunën e Ferrarës. Filluam kështu stërvitjen që më 4 maj 2020 dhe ky ishte padyshim një avantazh i madh për ne.”

“Po kështu na ndihmoi fakti që kishim 6 lojtarë që kishin firmosur, pra që ishin konfirmuar me ne dhe ne praktikisht i mbajtëm lojtarët gjatë gjithë kohës në stërvitje të pandërprerë”,  shtoi trajneri. Duke folur posaçërisht për “Fjala” nga Italia, Leka ka rrëfyer se kjo ndikoi pozitivisht për skuadrën e tij. “Siç e thashë, fakti që vijuam stërvitjen pandërprerë gjatë gjithë verës dhe arritëm të ruanim grupin e lojtarëve tanë, shërbeu si një bazë e shëndoshë që të punonim dhe të bënim këtë nisje të mirë të sezonit”, – thekson ai.

“Përveç entuziazmit, edhe informacioni që ne grumbulluam për lojtarët dhe ideja që krijuam për gjendjen e ekipit si staf teknik, bëri të mundur të ta nismin kënaqshëm kampionatin, duke nisur që nga Superkupa e Italisë, ku u futëm deri tek 8 më të mirat e A2-shit”, – shton shqiptari. Sezoni aktual ka nisur edhe më mirë, pasi skuadra e Lekës mban vendin e 4-t të renditjes, me 12 pikë, pas 6 fitoresh dhe dy humbjesh në 8 ndeshjet e para, teksa vetëm dy pikë e ndajnë nga dyshja e kreut, Napoli dhe Forli. Për 56-vjeçarin, asgjë nuk është e rastësishme.

“Sigurisht që punohet dhe gjithmonë shpreson që ta fillosh kampionatin me këto rezultate, – këmbëngul Leka. – Por ne kemi patur edhe dëmtime, siç ishte rasti i Ebelingut, që dëmtoi gjurin dhe u detyruam të marrim një lojtar të ri. Po kështu, kemi edhe një amerikan të dëmtuar prej dy muajsh tashmë, A.J. Pakerin, që nuk luan që nga 20 nëntori 2020. Të gjitha këto bëjnë që rezultatet tona të marrin edhe më tepër vlerë, përtej këtyre dëmtimeve. Por kur është klub serioz, kur stafi i mjekëve dhe ai teknik dhe lojtarët teknik janë në të njëjtën gjatësi vale, kur punohet me pasion dhe përkushtim, rezultatet nuk do të mungojnë.”

Por ish-basketbollisti i njohur e di se beteja për ngjitjen në nivelin më të lartë të basketbollit italian, në Serinë A1, është mjaft e ashpër. “A e mendoj ngjitjen e Ferrarës në A1? -pohon 7-herë kampioni dhe 4 herë fituesi i Kupës së Shqipërisë. – Po sigurisht që ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar, ndaj çdo kundërshtari mundohemi për t’i fituar ndeshjet. – Por duhet theksuar se në kampionatin e A2-shit janë disa skuadra të forta, të ndërtuara për ta fituar titullin në këtë kategori, siç është në grupin tjetër, Torino ku luan Franko Bushati, Tortona, apo Udine dhe Verona.”

“Po kështu në grupin tonë është Forli apo Napoli dhe Skafati që kanë skuadra dhe buxhete shumë më të mëdha sesa ne, – thekson trajneri i Ferrarës. – Ne jemi ata që kemi ndërtuar një skuadër interesante, duke ndërthurur përvojën me të rinjtë, teksa kemi 4 lojtarë që janë Nën-20-vjeç apo Nën-19-vjeç, lojtarë me cilësi, që po punojnë fort dhe po përmirësohen çdo ditë në stërvitjet tona. Po kështu, nuk kemi probleme të tjera. Por nuk do të jetë e lehtë të shkosh në A1, sepse duhen edhe ca parametra të tjerë nga ana e klubit.”

“Kështu, duhet edhe dimensioni social i klubit, duhet që ai të jetë i konsoliduar, që të mos kesh probleme dhe që ai t’i bëjë ballë nivelit më të lartë të kampionatit. Pra duhet një program dhe prandaj them që ne mund të jemi gati për A1-shin për një apo dy vjet”, – ka përfunduar trajneri shqiptar i skuadrës italiane të Ferrarës. Në takimin e javës së 8-të, që ishte i pari për 2021-shin, Ferrara e ka nisur mbarë vitin e ri, duke fituar në fushën e Kietit me rezultatin 75-66, në një takim ku skuadra e Lekës ka mbizotëruar gjatë gjithë lojës, duke mos e vënë në dyshim fitoren.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh