AlbanianSport.com 05/02/2019 14:20
ASNN – Trajneri i njohur shqiptar rikthehet në parketin italian për të shpëtuar Ferrarën. Një tjetër klub, një tjetër mision i pamundur. Duke se ky është bërë lajtmotivi i trajnerit të njohur shqiptar të basketbollit, Pirro Leka, i cili është rikthyer sërish në parketin italian, me një mision tjetër të vështirë. Pasi kishte shpëtuar para dy sezonesh Pezaron nga rënia nga Seria A1, 53-vjeçari ka marrë përsipër shpëtimin e skuadrës së Ferrarës.
Skuadër e cila militon në divizionin lindpr të nivelit të dytë të koshit italian të meshkujve, Serinë A2. Deri para mbërritjes së shqiptarit, skuadra në fjalë mbante fundin e renditjes, me vetëm 5 fitore dhe 13 humbje në 18 javë, çka çoi në shkarkimin e trajnerit Andrea Bonaçina dhe zëvendësimin e tij me Lekën. Dhe ndikimi i trajnerit të njohur shqiptar ka qenë i menjëhershëm.
Ferrara ka luftuar fort në takimin e parë nën drejtimin e tij, duke e mbyllur kohën e rregullt në barazim 85-85 dhe duke u mundur vetëm në shtesë 95-99 përballë Poderoza Montegranaros, që mban vendin e dytë. Ndërkaq, në takimin e dytë, skuadra e trajnerit shqiptar ka fituar 96-95 ndaj Kaljarit dhe tanimë mban vendin e 3-të nga fundi në renditje, por është ende në zonën e rënies nga kategoria.
Megjithatë, duke gjykuar nga dy ndeshjet e para, duket se Spiro Leka është në rrugë të mbarë për t’ia dalë me sukses në një tjetër mision të pamundur.