(Video) Basketboll / Shuhet trajneri legjendar i Juta Xhezit, Xherri Sloun

Share Button

AlbanianSport.com 23/05/2020 20:10

ASNN – Xherri Sloun ndërroi jetë në moshën 78-vjeçari, e drejtoi ekipin për 23 vjet. Bota e basketbollit amerikan është në zi. Xherri Sloun, një nga trajnerët më të vlerësuar në 30 vitete e fundit në Shtetet e Bashkuara, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjecare, teksa vuante nga Parkinsoni dhe nga humbja e kujtesës.

Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën në orët e para të mëngjesit skuadra e Jutah Xhezit, të cilën Slouni e udhëhoqi për plot 23 vjet, nga viti 1988, deri në 2011-ën, duke e dërguar në dy finale radhazi të NBA-së, më 1997-ën dhe 1998-ën, të dyja të humbura përballë një kundërshtari të jashtëzakonshëm si Çikago Bulls e udhëhequr nga legjendari Majkëll Xhordan. “Xherri Sloun do të jetë gjithnjë sinonim i Jutah Xhezit.

Do të jetë gjithnjë pjesë e jona” – kanë shkruar drejtuesit e skuadrës amerikane, në një komunikatë për shtyp. “Me të si trajner, Jutah Xhezi ka fituar dy herë titullin e Konferencës Perëndimore të NBA-së dhe në atë skuadër, luanin edhe Xhon Stoktoni e Karl Malon.”

“Ashtu si ata, edhe Xherri Sloun “mishëronte” shpirtin e Jutah Xhezit”, – përfundon komunikata e skuadrës amerikane të basketbollit. Interesant është fakti se, si basketbollist, ai kishte spikatur si një nga mbrojtësit më të mirë pikërisht për Çikago Bulls, ekipin që më vonë do ta drejtonte për 3 sezone, para se të kalonte tek Jutah Xhezi.

Për botën e sportit amerikan kjo është humbja e dytë e rëndë në harkun e dy javëve, duke qenë se më 4 maj, u nda nga jeta në moshën 90-vjecare Don Shula, trajneri që ka fituar më shumë trofeun në historinë e Ligës së futbollit amerikan, NFL-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh