AlbanianSport.com 07/01/2018 13:30
ASNN – Të martën, trajneri i kampiones në fuqi e basketbollit të femrave, Flamurtarit, Viron Toska, hodhi akuza se nisja më të dobët e skuadrës së tij ka ardhur, sipas tij, si rrjedhojë e një “komploti” të Federatës Shqiptare të Basketbollit kundër vlonjateve.
Por të mërkurën, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Korab Llazani, i ka hedhur poshtë këto akuza. Për nr. 2 të organizmit që qeveris basketbollin në vend, rëndësi ka ecuria e veprimtarive.
Llazani ka sqaruar edhe pretendimet e trajnerit vlonjat për njëanshmëri të gjyqtarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës ka sqaruar edhe aludimet për konflikt interesi të motrave Alibegaj.