(Video) Basketboll / Prishtina thyhet nga vetëm në fund nga Vareze

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2019 12:00

ASNN – Klubi i Basketbollit të Prishtinës bëri një ndeshje të madhe mbrëmë në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, përballë skuadrës italiane të Palakanestro Varezes, në kuadër të 16-shes së Kupës së Evropës (FIBA Europe Cup). Këtë ndeshje e fitoi skuadra italiane me rezultatin 80-77, një fitore që e siguruan në momentet e fundit të takimit, në një duel dramatik në Pallatin e Sportit dhe të Rinisë në Prishtinë. Natyrisht, ende ka shpresë për kualifikim pasi është dhe ndeshja e kthimit për t’u luajtur.

Por shanset e Prishtinës për të shkuar në çerekfinale zbehen shumë sepse takimi tjetër do të luhet në fushën e Varezes. Sa i përket lojës, Prishtina e nisi mjaft dobët këtë ndeshje, duke humbur 10-minuëtshin e parë të takimit me shifrat 25-12. Por ekipi vendas e mori veten në çerekun e  dytë të ndeshjes, duke e fituar me rezultatin 20-12 dhe duke e ngushtuar ndjeshëm diferencën, megjithëse italianët shkuan në pushimin mes dy pjesëve kryesore të lojës me shifrat 40-35.

Megjithatë, Prishtina do të shpërthente në parket në 10-minutëshin e tretë, duke e fituar atë thellë me shifrat 28-15 dhe në fund të kësaj pjese udhëhiqte me 8 pikë diferencë (63-55). U duk se Prishtina do ta fitonte këtë ndeshje, pasi krijoi epërsi dhe diferencë pikësh, por në minutat e fundit skuadrës kosovare i rrëshqiti fitorja nga duart. Italianët tregohen të vendosur dhe mjaft të saktë në veprimet në tabelë dhe pikë pas pike afrohen dhe në sekondat e fundit zhvillohet një duel dramatik.

Këtë 10-minutësh e fitojnë italianët me shifrat 25-14, duke bërë që ta përmbysin ndeshjen dhe ta fitojnë atë me rezultatin 80-77. Ishte një nga ndeshjet më të forta të Prishtinës në rang ndërkombëtar dhe një rivalitet shumë i madh. Për ekipin e Kosovës spikati i përhershmi Dardan Berisha, i cili bëri një superndeshje dhe shënoi 21 pikë, kurse për skuadrën italiane të Varezes spikati Dominik Arçie që shënoi 22 pikë. Ndeshja e kthimit do të vendosë se cila skuadër do të shkojë në çerekfinale, por italianët dukshëm janë favoritë tashmë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh