AlbanianSport.com 10.10.2016 14:30
ASNN – Basketbolli shqiptar hedh sot një tjetër hap përpara me nisjen e ndeshjeve të Ligës Ballkanike të Meshkujve, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga skuadra e Tiranës. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, kjo veprimtari është një dritare e re që i hapet koshit shqiptar në rajon.
Takimi midis Tiranës dhe Trepçës së Mitrovicës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:00.
Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj ngre sot siparin e sezonit të ri të saj me takimin midis Tiranës dhe Trepçës së Mitrovicës, që do të luhet sonte në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, kjo veprimtari është një dritare e re që i hapet koshit shqiptar në rajon. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Ligë Ballkanike nga Tirana dhe, për Ponarin, kjo pjesëmarrje do të shërbejë si një shtysë e gjithanshme.