AlbanianSport.com 29.05.2016 15:15
ASNN – 130 basketbollistë të grupmoshës së Nën-16-vjeçarëve i janë nënshtruar përgjatë 3 ditëve të fundjavës një përzgjedhje të elementëve për Kombëtaren e kësaj grupmoshe.
Për ish-basketbollistin e njohur, tashmë në rolin e trajnerit, Afrim Bilali, ai që duhet vlerësuar është masiviteti i të rinjve që e luajnë këtë sport, ndërsa nuk mungojnë elementët cilësorë.
Federata Shqiptare e Basketbollit ka organizuar përgjatë 3 ditëve të fundjavës një përzgjedhje të elementëve për Kombëtaren e Nën-16-vjeçarëve dhe, për trajnerin Afrim Bilali, ai që duhet vlerësuar ishte masiviteti i të rinjve që e luajnë këtë sport.
Pas Nën-16-vjeçarëve, më 30 dhe 31 maj 2016, po në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të jetë bëhet përzgjedhja për kombëtaren e Nën-20-vjeçarëve.