AlbanianSport.com 14/01/2020 21:15
ASNN – Kishte shpresuar dhe synuar që të gjente fitoren e dytë në këtë sezon të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL) dhe madje ka flirtuar me të ditën e martë, por Vllaznia nuk ia ka dalë dot ta mundë Pejën dhe është mundur me rezultatin e ngushtë, 87-91, përballë ekipit nga Kosova, të drejtuar nga ish-trajneri i Vllaznisë, Jeronimo Sharin.
Takimi i luajtur pasditen e së martës në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ka nisur mirë për ekipin vendas, që shënon i pari, por me pas është Peja, e cila ka rekrutuar së fundmi një lojtari të jashtëzakonshëm si Dardan Berisha, ajo që përmbys shifrat. Ndonëse skuadra mike kryesoi në shifra 11-4, pjesa e parë do te mbyllej me rezultatin 20-19 për Vllazninë.
Edhe e dyta nis mire për kuqeblutë, të cilët udhëheqin deri në gjysmën e saj, por më pas, ekipi kosovar e kthen rezultatin në favorin e tij, duke e fituar këtë 10-minutësh 30-24 dhe duke shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave, duke kryesuar me rezultatin 49-44. Kjo epërsi do te ruhej pothuajse e tille deri në fund. Pjesa e 3-të do të mbyllet në barazpeshë 20-20, por Peja e mbylli atë në udhëheqje të rezultatit 69-64.
Ndërsa 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit do të fitohet nga Vllaznia, me shifrat 23-22, por kjo nuk do të mjaftojë që shkodranët të shmangin humbjen, pasi skuadra nga Kosova e fiton krejt ndeshjen me shifrat 91-87. Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin me Vllazninë të trajnerit malazez, Darko Vujaçiç, por edhe të basketbollistit malazez, Kushovac, ndërsa kuqeblutë vijojnë përforcimet.