AlbanianSport.com 22.08.2016 09:00
ASNN – Në përgatitje për Eliminatoret e Evropianit, Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka marrë pjesë në një turne miqësor në Qipro. Në këtë turne, kuqezinjtë e koshit, që drejtohen nga trajneri qipriot, Antonis Kostandinides, kanë zhvilluar 3 takime, duke pësuar 2 humbje dhe duke marrë një fitore.
Pas Qipros, Shqipëria do të udhëtojë drejt Estonisë, ku do të përballet në një tjetër turne miqësor me përfaqësuesen vendase, Ukrainën dhe Izraelin. Kështu, Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj ka mbyllur fazën e parë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të 2017-s, me pjesëmarrjen e saj në një turne miqësor në Qipro.
Në këtë turne, Kombëtarja kuqezi e koshit, që drejtohet nga trajneri qipriot, Antonis Kostandinides, ka zhvilluar 3 takime, duke pësuar 2 humbje dhe duke marrë një fitore. Në takimin e parë, që ishte edhe ndeshja e parë e Kostandinidesit si trajneri i Shqipërisë, kuqezinjtë janë mundur 51-94 nga përfaqësuesja e Qipros.
Ka qenë më e mirë ndeshja e dytë për kuqezinjtë, që sidoqoftë janë mundur 64-71 nga Estonia, ndërsa fitorja për Shqipërinë ka ardhur në takimin e tretë, atë kundër Katarit. 3-pikëshi i saktë i Gentian Laskut në sekondat e fundit i ka dhënë fitoren Kombëtares në shifrat 71-70.
Pas Qipros, Shqipëria do të udhëtojë drejt Estonisë, ku do të përballet në një tjetër turne miqësor me përfaqësuesen vendase, Ukrainën dhe Izraelin.