AlbanianSport.com 17.01.2017 16:05
ASNN – Shqipëria po merr pjesë, për herë të parë, në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj dhe përfaqësuesja e saj, Tirana, ka sonte një ndeshje delikate. Përballë bardhebluve sonte do të jetë skuadra maqedonase e Karposh Sokolit dhe ndeshja do të zhvillohet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 19:00.
Fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe kryesuesja e renditjes së Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Tirana, do të luajë sonte ndeshjen e parafundit të fazës së parë të grupeve në Ligën e Evropës. Përballë bardhebluve sonte do të jetë skuadra maqedonase e Karposh Sokolit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 19:00. Të dyja skuadrat kanë nga 11 pikë secila, po aq sa ka edhe Trepça e Mitrovicës, dhe të 3 ekipet janë përfshirë në një betejë të ethshme për biletën e fundit që të çon në fazën tjetër të kësaj veprimtarie rajonale të koshit.
Për këtë arsye, sfida e sotme është një betejë për “jetë a vdekje” për të dyja skuadrat, e sidomos për Tiranën, që do të shkruajë historinë nëse do të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, si asnjë ekip tjetër shqiptar më parë.