AlbanianSport.com 19.10.2016 10:40
ASNN – Tirana luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj dhe bardheblutë do të përballen më Maqedoni me skuadrën vendaset të “Feni Indastris”, në takimin që nis në ora 19:00. Tirana e ka fituar takimin e parë, atë ndaj Trepçës së Mitrovicës, me shifrat 78-66, duke treguar se është një pretendente serioze për të vijuar më tej aventurën e saj në këtë veprimtari.
Shqipëria është rikthyer të marrë pjesë në veprimtaritë madhore ndërkombëtare të klubeve dhe është Tirana e cila po merr pjesë në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, që ka ngritur siparin më 10 tetor 2016, pikërisht me takimin midis bardhebluve dhe Trepçës së Mitrovicës. Në këtë takim, Tirana ka fituar me shifrat 78-66, duke treguar se është një pretendente serioze për të vijuar më tej aventurën e saj në këtë veprimtari. Duke patur në përbërje disa prej titullarëve të konfirmuar të këtyre sezoneve të fundit, të tillë si Red Vogli dhe Gent Lasku, duke rikthyer në ekip dy elementë të rëndësishëm, siç ishte Endrit Hysenagolli dhe Erkand Karaj, por edhe duke patur në prapavijë elementë premtues si Abdel Gjyzeli dhe Eldi Hysa, Reldi Durrësi dhe Erin Hasani, Tirana ka bërë një hap gjigand sa u përket përforcimeve. Ardhja e trajnerit maqedonas, Sllobodan Petrovski, është shoqëruar edhe me ardhjen e dy basketbollistëve amerikanë, Manuel Xhonson dhe Grifin Rame, të malazezit Nemanja Gavrançiç dhe maqedonasit Luka Petrovski. Kjo e ka shndërruar Tiranën në një ekip për t’u marrë në konsideratë dhe bardheblutë shkojnë në takimin e sotëm me Feni Industries të Maqedonisë, që luhet duke nisur nga ora 19:00, duke synuar t] marrin fitoren e dytë radhazi. Maqedonasit e kanë humbur ndeshjen e parë, 73-82, të luajnë në Kosovë përballë Pejës.