AlbanianSport.com 13.12.2016 15:25
ASNN – Tirana vazhdon pjesëmarrjen e saj në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj dhe luan sonte ndeshjen e 8-të në kuadër të fazës së parë të grupeve. Përballë bardhebluve sonte do të jenë malazezët e Sutjeskës së Nikshiqit.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, Tirana, luan sonte ndeshjen e 8-të në kuadër të fazës së grupeve dhe, përballë bardhebluve do të jetë Sutjeska e Nikshiqit.
Të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë në renditjen e grupit B, por Tirana ka luajtur një ndeshje më tepër. Megjithatë, për vetë formulën e kësaj faze, kryesuesja e kampionatit shqiptar dhe fituesja e saposhpallur e Kupës së Shqipërisë mjafton të renditet e 4-ta, për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, atë çerekfinale, që gjithashtu do të zhvillohet me sistem grupi.
Tirana e ka humbur 61-77 ndeshjen e parë në Mal të Zi, por është e ndërgjegjshme se një fitore sonte në shtëpi përballë Sutjeskës do të nënkuptonte kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës Ballkanike, çka do të ishte në vetvete një sukses i jashtëzakonshëm për vetë klubin, por edhe basketbollin shqiptar.
Tirana ka fituar 3 dhe i ka humbur 3 ndeshjet e tjera të luajtura deri më tani në këtë ligë rajonale. Takimi Tirana-Sutjeska e Nikshiqit do të zhvillohet sonte në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 19:00.
Liga Ballkanike (BIBL)
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 8-të
(12-14 dhjetor 2016)
Të hënën:
Trepça Mitrovicë – MKK Feni Industries 70-45
Të martën:
Tirana – Sutjeska Nikshiq ora 19:00
Të mërkurën:
Karpos Sokoli – Peja ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. MKK Feni Industries 7 4 3 516-475 11
2. Sutjeska Nikshiq 6 4 2 482-424 10
3. Trepça Mitrovicë 7 3 4 484-507 10
4. Tirana 7 3 4 484-532 10
5. Karposh Sokoli 7 2 5 518-589 9
6. Peja 4 3 1 321-287 7