(Video) Basketboll – Meshkuj / Shqipëria, sa pranë & sa larg fitores në Armeni

Share Button

AlbanianSport.com 25/02/2024 17:45

ASNN – Basketboll, Shqipëria, humbje e pafat në Armeni. Mundet 79-84 në Jerevan në takimin e parë të para-eliminatoreve të “Botërorit 2027”. Ka nisur me një humbje, edhe pse të ngushtë, aventura e Kombëtares kuqezi në grupin e saj të para-eliminatoreve të Botërorit të 2027-ës në basketboll për meshkuj. Shqipëria u mund 79-84 në Armeni përballë përfaqësueses vendase. Kështu, Kombëtarja kuqezi e basketbollit për meshkuj ka nisur të dielën pasdite rrugëtimin e saj në grupin C të para-eliminatoreve të Kampionatit Botëror, duke u mundur me rezultatin e ngushtë 79-84 në takimin e parë në fushë të huaj përballë Armenisë.

Në fakt, në një akt solidariteti të jashtëzakonshëm sportiv, takimi i luajtur të dielën në Jerevan, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 16-vjeçarit Alteo Hyseni, që humbi jetën në mënyrë tragjike të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Në fakt, ndeshja ka qenë e barazpeshuar dhe 10-minutëshi i parë ka qenë i luftuar pikë për pikë dhe është mbyllur në favor të vendasve, me vetëm një pikë epërsi, 24-23. Ai i dyti ka qenë më i mirë për armenët, të cilët e fitojnë atë 24-19 dhe shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 48-42. Por Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, ka dalë e frymëzuar nga dhomat e zhveshjeve.

Ajo e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 17-14 dhe duke e shkurtuar në vetëm 3 pikë, 59-62, epërsinë e vendasve pas një gjysmë ore lojë. Madje në 10-minutëshin e 4-t, kuqezinjtë kanë qenë vetëm dy pikë prapa Armenisë, duke patur disa mundësi për të barazuar shifrat dhe për ta çuar të paktën takimin në shtesë. Por disa gabime në gjuajtjet për 3 pikë kanë bërë që skuadra vendase të përfitojë dhe ta mbyllë takimin në favor të saj, teksa e fiton 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, 22-20, dhe gjithë ndeshjen me shifrat 84-79, duke marrë edhe fitoren e parë në këtë grup, teksa të enjten ishte mundur nga Austria në fushën e kësaj të fundit.

Ky grup kthehet në nëntor me ndeshjet e tjera, teksa më datë 21, Shqipëria pret në Tiranë Austrinë, ndërsa 3 ditë më pas, Armenia i pret austriakët në shtëpi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh