(Video) Basketboll – Meshkuj / Prishtina s’ia del dot, mundet nga turqit e Karshijakas

Share Button

AlbanianSport.com 09/01/2019 22:50

ASNN – E vetmja skuadër shqiptare e basketbollit që merr pjesë në Kupën e Evropës (FIBA Europe Cup) është Prishtina. Skuadra e kryeqendrës së Kosovës, u përball të mërkurën në Turqi me ekipin e Pënar Karshijakas, në kuadër të grupit I, ku u mposht me shifrat 107-85. Ishte disfata e dytë për ekipin e Prishtinës në 3 takime të luajtura. Më parë skuadra kosovare kishte humbur ndaj Vyrzburgut të Gjermanisë, kurse në ndeshjen e dytë kishte mundur hungarezët e Zolnoki Olajit.

Ndeshja në Turqi nuk nisi aspak mirë për Prishtinën e cila humbi 10-minutëshin e parë 20-29. Në 10-minutëshin e dytë shtatlartët shqiptarë të Prishtinës e përmirësuan ndjeshëm lojën, por sërish humbën 22-25. Në pushimin ndërmjet dy gjysmave, turqit e Karshijakës kryesonin me shifrat 54-42. Më e barazpeshuar ishte pjesa e 3-të e ndeshjes, e cila u fitua me vetëm një pikë më shumë nga turqit, 22-21. Por 10-minutëshi i fundit ishte krejtësisht në favor të vendasve, që fituan 31-22.

Krejt ndeshja përfundoi me rezultatin 107-85 në favor të Karshijakës turke, e cila ngjitet në vend të dytë, pas Vyrzburgut gjerman, që mban vendin e parë. Gjermanët kanë 3 fitore dhe mbajnë kreun e grupit I me pikë të plota, 6. Ata mposhtën në mbrëmje Zolnoki Olajin me shifrat e thella 118-71. Në vend të dytë janë turqit e Pënar Karshijakas me 5 pikë, në vend të 3-të Prishtina me 4 pikë, e në vend të fundit hungarezët e Zolnoki Olajit me 3 pikë.

 

Pënar Karshijaka – Prishtina          107-85

(29-20, 25-22, 22-21, 31-22)

 

Renditja:

Nr.       Skuadra         N         F          H         Pikë

  1. Vyrzburg        3          3          0          6
  2. Karshijaka     3          2          1          5
  3. Prishtina        3          1          2          4
  4. Zolnoki Olaj   3          0          3          3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh