AlbanianSport.com 13.09.2016 07:55
ASNN – Shqipëria luan të mërkurën takimin e 5-të të vlefshëmpër grupin F, atë ndaj Malit të Zi, që është edhe takimi i parafundit në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të Basketbollit. Për këtë qëllim, përfaqësuesja e basketbollit ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit fqinj.
Kuqezinjtë i kanë humbur të gjitha takimet e luajtura deri më tani, por ajo që vlen të theksohet është se loja e tyre ka njohur rritje nga ndeshja në ndeshje. Kombëtarja kuqezi e koshit të meshkujve vazhdon aventurën e saj në grupin F të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të Basketbollit.
Dhe takimi i radhës është ai që do të zhvillohet të mërkurën në Podgoricë, duke nisur nga ora 21:00. Për këtë qëllim, përfaqësuesja e basketbollit ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit fqinj. Shqipëria është rikthyer, pas 4 vitesh mungesë, të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për të rritur dhe në këto Eliminatore.
Kuqezinjtë ndodhen në grupin F, së bashku me Malin e Zi, Gjeorgjinë dhe Sllovakinë. Kombëtarja e meshkujve, që tani drejtohet nga trajneri qipriot, Antonis Konstandinides, i ka humbur të gjitha takimet e luajtura deri më tani, por ajo që vlen të theksohet është se loja e saj ka njohur rritje nga ndeshja në ndeshje.
Shqipëria e ka humbur ndeshjen e parë me Malin e Zi, të luajtur në Tiranë para 10 ditësh, duke u mundur nga skuadra mike me rezultatin 73-113. Takimi i fundit në grup për Shqipërinë është ai që do të luajë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, më 17 shtator 2017, ndaj Sllovakisë.