AlbanianSport.com 22.10.2016 09:35
ASNN – Euroliga e basketbollit për meshkuj ka luajtur të premten ndeshjet e dyta në grupe dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Barcelonës dhe Fenerbahçes. Kjo ndeshje, e luftuar nga fillimi deri në fund, u fitua nga skuadra turke me një pikë të vetme, 73-72. Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit për klubet e kontinentit, Euroliga, emocionet e të cilës po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka luajtur të premten ndeshjet e dyta në grupe.
Dhe transmetuesi publik ka sjellë takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Barcelonës dhe Fenerbahçes. Kjo ndeshje, e luftuar nga fillimi deri në fund, u fitua nga skuadra turke me një pikë të vetme, 73-72. Kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje të sezonit të ri për Fenerbahçen, ndërsa Barcelona pëson humbje, pasi fitores në javën e parë. Skuadra turke e mbylli 10-minutëshin e parë në epërsi 21-19 dhe, ndonëse rezultati i barazua disa herë në atë të dytin, Fenerbahçe e mbylli gjysmën e parë në epërsi 40-36.
Ndonëse Barcelona kryesoi 46-45 në një moment të caktuar në pjesën e 3-të, turqit rimorën kryesimin në shifrat 52-51 dhe nuk e dorëzuar më atë. Sekondat e fundit ishin dramatike, teksa katalanët u afruan në 72-73, por skuadra turke ruajti qetësinë dhe e fitoi gjithë takimin me këto shifra. Javën e ardhshme, Fenerbahçe përballet në Lituani me vendasit e Zalgirisit të Kaunasit, ndërsa Barcelona përballet në Beograd me Crvena Zvezdan.