AlbanianSport.com 09.09.2016 20:45
ASNN – Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e tretë, të luajtur në Sllovaki përballë vendasve, por për basketbollistin amerikan të kuqezinjve, Rishoun Broudus, e rëndësishme është ajo që skuadra mëson në parket. Vetë 32-vjeçari e pranon se është ende në proces përshtatjeje me skuadrën. Rishoun Broudus është “importi” i parë i huaj në basketbollin shqiptar dhe, deri më tani, amerikani ka rezultuar një përforcim i goditur për Kombëtaren kuqezi të meshkujve.
7 pikë në humbjen 47-86 në Gjeorgji përballë vendasve, 26 pikë në 73-113 me Malin e Zi në Tiranë dhe 23 pikë të tjera në humbjen 60-69 në Sllovaki të mërkurën, e kanë shndërruar atë në një lojtar kyç të Kombëtares, krahas Gerti Shimës dhe Endrit Hysenagollit. Vetë 32-vjeçari e pranon se është ende në proces përshtatjeje. “Kjo është ndeshja jonë e 3-të e këtyre Eliminatoreve, pasi kemi luajtur me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, e së fundmi me Sllovakinë”, – ka deklaruar ai.
“Kjo ishte edhe ndeshja jonë e 3-të si skuadër e re dhe e 3-ta imja me Shqipërinë, sepse unë iu bashkova ekipit pak ditë para nisjes së Eliminatoreve, – ka vijuar amerikani. – Unë ende jam duke u mësuar dhe duke u përshtatur me ekipin tim, me shokët e skuadrës, për të parë se çfarë janë e çfarë nuk janë në gjendje të bëjnë, e kështu me radhë.” Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e tretë, të luajtur në Sllovaki përballë vendasve.
Por për basketbollistin amerikan të kuqezinjve, e rëndësishme është ajo që skuadra mëson në parket. “Ishte një ndeshje e vështirë për ne ajo me Sllovakinë, ndonëse për ne çdo ndeshje do të jetë e vështirë, pavarsisht kundërshtarit, dhe gjithçka ka të bëjë me lojtarët e skuadrës që të luajnë me njëri-tjetrin, të funksionojmë si grup dhe të rritemi bashkë”, – ka përfunduar Broudus. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është ajo e së shtunës në Tiranë me Gjeorgjinë.