AlbanianSport.com 19/10/2018 08:50
ASNN – Teuta-Goga Basket është takimi më i spikatur i javës së 3-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, basketbollisti dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Akadademisë private të basketbollit durrsak, Marsel Aliaj, ka theksuar se Goga Basket është gati për këtë sfidë.
Goga Basket e ka nisur sezonin e ri me dy fitore radhazi në po aq ndeshje, duke mundur në javën e dytë edhe kampionen në fuqi, Tiranën, dhe për basketbollistin dhe njëkohësisht drejtorin sportiv të Akadademisë private të basketbollit durrsak, Marsel Aliaj, gjithçka është fryt i punës serioze dhe të vazhdueshme. Për basketbollistin 2 m të lartë, e shtuna sjell një përballje të veçantë, me Teutën, skuadrën e vetme për të cilën ai ka luajtur në Shqipëri para se të zhvendosej tek Goga Basket.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 30-vjeçari nuk preferon të komentojë mbi paraqitjen e Teutës në Ligën Ballkanike, që e fitoi ndeshjen e parë të mërkurën në mbrëmje, por zgjedh të përqendrohet tek skuadra e tij. Takimi Teuta-Goga Basket, i cili është i pari derbi i Durrësit në basketbollin e meshkujve, luhet të shtunën në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, duke nisur nga ora 19:00.