AlbanianSport.com 05.05.2017 15:15
ASNN – Vetëm pak ditë më parë, trajneri shqiptar, Pirro Leka, ka arritur një sukses në këtë fundsezoni të basketbollit italian, duke e udhëhequr skuadrën e tij, Pezaron, drejt mbijetesës në nivelin më të lartë të koshit të Apenineve. Leka e mori skuadrën pak javë më parë, duke i siguruar kështu asaj qëndrimin në Serinë A.
Kështu, trajneri shqiptar, pas fitores së të hënës me EA7 Milano, 90-79, e ka shpëtuar skuadrën e tij nga rënia në kategorinë e dytë duke mbetur në elitën e basketbollit italian. Spiro Leka, trajneri shqiptar që po bën epokë në basketbollin italian, mund të cilësohet heroi i Pezaros.
Vetëm të hënën skuadra e tij, pasi ka mundur EA7 Milano, 90-79, ka shpëtuar nga rënia në kategorinë e dytë duke mbetur në Serinë A italiane. Që të vinte një sukses i tillë ndaj Milanos, për më tepër skuadrës së pathyeshme të Milanos, ishte pak a shumë si një ëndërr.
“Jam i kënaqur, sepse janë të kënaqur njerëzit, – ka deklaruar ai pas suksesit. – Kur na kanë thirrur, unë dhe Kalbini kemi menduar se janë të çmendur. Kemi provuar të ndryshojmë mendjen e ndokujt. Mbrëmë kemi thënë, mendojmë ne, sepse për ne është ndeshja e jetës.”
“Ndërsa për ishte pak a shumë një stërvitje në prag të një diçkaje të zakonshme, – ka vijuar Leka. – Ka qenë një fitore e ekipit. Nuk heqim dorë kurrë, ndërsa e kemi thënë këtë shprehje që në fillim. Ia kemi arritur të ringrihemi, ndërsa kemi shkuar të buzëqeshur edhe atëherë kur stërvitjet kanë qenë të rënda.”