AlbanianSport.com 27/01/2020 21:30
ASNN – Ish-basketbollisti Gazmend Çaçi rrëfen përpjekjen për ta sjellë legjendën në Tiranë. Ishte një përpjekje në dukje e pamundur, por prej një viti, ish-basketbollisti i njohur Gazmend Çaçi po mundohej ta sillte në Shqipëri legjendën e koshit amerikan dhe atij botëror, Kobi Brajnët.
Por kjo ëndërr u ndërpre të dielën, për shkak të aksidentit ajror që i mori jetën 41-vjeçarit Brajënt. Kobi Brajënt ka humbur të dielën jetën në moshën 41-vjeçare dhe, sikundër për sportin në mbarë botën, edhe për ish-basketbollistët shqiptarë që e kanë admiruar nga larg, kjo ishte një tragjedi.
Për ish-basketbollistin e njohur shqiptar, Gazmend Çaçi, legjenda e NBA-së amerikane ishte një gjigand përtej sportit. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Çaçi ka zbuluar edhe një përpjekje për ta sjellë ish-basketbollistin amerikan në Shqipëri.
Madje 63-vjeçari ka dhënë edhe hollësitë e një organizmi të tillë. Përtej kësaj tragjedie, Gazmend Çaçi thekson se trashëgimia sportive e Kobi Brajëntit do të jetojë ndër shekuj.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: