AlbanianSport.com 14/05/2019 10:40
ASNN – Presidenti i Teutës së meshkujve akuzon Federatën për përzgjedhjen e gjyqtarëve. Përtej humbjes në ndeshjen e 3-të finale, ajo që e ka acaruar më tepër presidentin e Teutës së koshit të meshkujve, Arqile Gorrea, është sipas tij, gjykimi i ndeshjeve. Për Gorrenë, ky gjykim nuk është rastësor, por i qëllimshëm.
Madje kreu i klubit durrsak kërcënon me tërheqje nëse nuk reflektohet nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Teuta e ka humbur ndeshjen e 3-të të “play-off”-it final për titull të Superligës së Basketbollit për Meshkuj, teksa është mundur të dielën në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” përballë Goga Basket.
Dhe tanimë është rivalja bregdetare që kryeson me ndeshje 2-1. Përtej humbjes, ajo që e ka acaruar më tepër presidentin e Teutës së koshit të meshkujve, Arqile Gorrea, është sipas tij, gjykimi i ndeshjeve. Për Gorrenë, ky gjykim nuk është rastësor, por i qëllimshëm.
Madje kreu i klubit durrsak kërcënon me tërheqje nëse nuk reflektohet nga ana e gjyqtarëve. Teuta e fitoi ndeshjen e parë në fushë të huaj, 88-84, por vijoi ta humbë 72-23 ndeshjen e dytë në fushë të vet, duke vijuar të mundet edhe në takimin e 3-të, 79-70. Takimi i 4-t luhet të mërkurën në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.