(Video) Basketboll / FSHB-ja, seminar për trajnimin psiko-mendor

Share Button

AlbanianSport.com 05/02/2020 21:20

ASNN – Është rikthyer në Tiranë brenda pak muajsh për një tjetër seminar teoriko-praktik dhe për eksperten ndërkombëtare të trajnimit psiko-mendor, Ajsëm Altaj, është gjithmonë kënaqësi kthimit në Shqipëri. “Këtu më kthen ky program i Federatës suaj dhe njerëzit e mrekullueshëm, sepse Federata e Basketbollit ka ndërtuar një seminar të dobishëm për trajnerët, gjyqtarët apo sportistët, por edhe sepse njerëzit këtu janë mikpritës, prandaj, pse të mos kthehesha?” – tha Altaj.

Për specialistet turke, administrimi njerëzor është thelbi i këtij seminari.”Ky ishte hapi i parë i këtij programi dhe si i tillë, qëllimi është të mësuarit, por edhe kontributi dhe ndarja e informacionit për lojtarët dhe sportistët, – thekson ajo. – Por ne duam të mësojmë pikësëpari për veten, pastaj për njerëzit që na rrethojnë, por edhe për lojtarët, për skuadrën dhe të mësojmë si mund t’i administrojmë ata më mirë, për të nxjerrë më të mirë prej tyre.”

“Natyrisht, para së gjithash, duhet të mësojmë të jemi njerëz dhe qytetarë të mirë”, – shtoi ekspertja e Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA), e cila ka vlerësuar reagimin që ka marrë nga pjesëmarrësit. “Nga ajo që unë pashë në ditën e parë, pjesëmarrësit në këtë kurs ishin të kënaqur me atë që mësuan, mbi profilizimin e lojtarëve dhe psikologjinë dhe madje ndanë edhe raste të punës apo karrierës së tyre si sportistë apo si trajnerë”, – tha ajo.

“Sepse ky seminar ka të bëjë me njerëzit, me administrin e tyre, si të komunikojmë me ta, prandaj edhe reagimi që kam marrë prej tyre është që janë të kënaqur me atë që kanë mësuar këtu, por, në ditën e dytë, ata kanë patur mundësi t’i demonstrojnë në praktikë ato që kanë mësuar këtu dhe besoj që kjo ishte pjesa më interesante”, – përfundoi ekspertja ndërkombëtare e trajnimit psiko-mendor, Ajsëm Altaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh