AlbanianSport.com 07/03/2019 08:20
ASNN – Maksimoviç, organizatorja Bajiç dhe Vasoviç e çojnë në 6 numrin e të huajave për baredheblutë. Kryesuesja e grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave, Shoqata e Klubit të Basketbollit të Femrave të Tiranës (SHKBF Tirana), e drejtuar nga trajneri Erdal Borova, ka bërë blerje të orës së fundit në merkato, duke u fuqizuar me 3 lojtare serbe.
Për presidentin Arbër Kadia, këto blerje plotësojnë kuadrin e synimeve për titull. Ndërsa për trajneri Borova, skuadra tanimë është përforcuar në të gjithë sektorët. Lojtaret e afruara janë të nivelit të lartë të kampionatit serb dhe përfaqësueses serbe. E para është Jelena Maksimoviç, ish-lojtare e qendrës në përfaqësuesen e Serbisë, është afruar gjithashtu organizatorja Tamara Bajiç si dhe Andrijana Vasoviç.
Duke folur gjatë prezantimit të tyre në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet, 3 basketbollistet kanë shprehur kënaqësinë që kanë shansin të luajnë edhe në Shqipëri. Duke vlerësuar grupin e lojtareve që kanë gjetur tek Tirana, 3 sportistet serbe kanë theksuar se kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar për t’i ndihmuar bardheblutë e Borovës drejt titullit “kampion”.
Edhe amerikania Uendi Foster, e cila ka disa javë që është pjesë e Tiranës, ka shprehur kënaqësinë që po përshtatet me lojën e ekipit dhe ka vlerësuar potencialin e kryeqytetaseve, duke theksuar se synimi madhor mbetet titulli.