(Video) Basketboll – Femra / Tirana e koshit, si “shqipja me dy krena”

Share Button

AlbanianSport.com 02/10/2018 21:40

ASNN – Vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Basketbollit për të pranuar “Shoqatën Tirana Basketboll Femra” si skuadrën e 6-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, ka plotësuar kuadrin e garave të këtij sezoni. Por, në të njëjtën kohë, ka nxjerrë në pah edhe një fakt interesant, që, me pak fjalë përmblidhet në atë që do të të jenë dy “Tirana” në garë.

Në aspektin sportiv, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, sepse skuadra të të njëjtit qytet ekzistojnë në mbarë botën dhe në të gjitha sportet, me emër thuajse të njëjtë dhe që i ka dhënë jetë të ashtuquajturve sfida “derbi”. Por në rastin e bardhebluve, ajo që të bën përshtypje është se kemi të bëjmë me një përplasje midis dy grupimeve sportive që pretendojnë të njëjtën gjë.

Siç dihet, në përputhje me ligjin e sportit, Federata Shqiptare e Basketbollit u pati kërkuar vite më parë të gjithë ekipeve të basketbollit që të regjistrohen si Shoqata në gjykatë. Dhe skuadra që kemi parë deri dje në parket me fanellën e bardhebluve, ka qenë Shoqata Klubi i Basketbollit Tirana Femra, e regjistruar në gjykatë dhe pranë FSHB-së në vitin 2013.

Kohët e fundit, drejtuesit e klubit sportiv “Tirana”, e kanë ndërprerë bashkëpunimin me këtë shoqatë, duke i ndaluar asaj edhe të stërvitet në mjediset e Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Ky ekip, i drejtuar nga trajneri Erdal Borova, po stërvitet aktualisht në palestrën e Shkollës “Qazim Turdiu” në Tiranë. Klubi sportiv “Tirana” ka zgjedhur t’i rikthehet bashkëpunimit me “Shoqatën Tirana Basketboll Femra”.

E drejtuar nga Roland Avrami dhe Mirza Alibegaj, kjo shoqatë është themeluar dhe e anëtarësuar në Federatë që në vitin 2010. Të dyja ekipet pretendojnë të drejtat për emblemën dhe simbolet e klubit dhe mësohet se çështja ka shkuar në Bashkinë e kryeqytetit, e cila, përveç Tiranës, këtë vit duhet të kujdeset gjithashtu edhe për ekipet sportive të Partizanit, Studentit, Dinamos, Farka Volejit, e të tjera.

Përtej ndarjes së buxhetit dhe çështjes së simboleve, ajo që është e sigurt është tashmë se basketbolli i femrave të kryeqytetit është bërë si “shqipja me dy krena”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh