AlbanianSport.com 14/03/2019 17:30
ASNN – Trajneri i ekipit bardheblu flet para derbit me skuadën e Alibegajt, pret i qetë “play-off”-in. Kjo javë sjell derbin e dy Tiranave në koshin e femrave, por për trajnerin e e Shoqatës së Klubit të Basketbollit Femra të Tiranës, Erdal Borova, ky është thjesht takimi i radhës.
Skuadra e tij mban kreun e renditjes, e ndjekur nga afër nga rivalet bardheblu të homologes Alibegaj. Kanë fituar dy ndeshje në kampionat, por kanë humbur dy tjera, një në kupë e një në kampionat, por për trajnerin e Shoqatës së Klubit të Basketbollit Femra të Tiranës, Erdal Borova, skuadra e tij nuk shkon për hakmarrjen në takimin e fundjavës me Tiranën tjetër të koshit të femrave.
Borova iu përgjigj edhe aludimeve të qarkulluara në media për një lëshim të Flamurtarit ndaj skuadrës së tij në ndeshjen e fundjavës së shkuar. Trajneri i Tiranës nuk ka preferenca sa i përket kundërshtarit në “play-off”-in për titull. Derbi midis dy Tiranave të koshit të femrave luhet të shtunën në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:00.