AlbanianSport.com 23.08.2017 20:50
ASNN – Gentian Cici është padyshim një nga gjyqtarët shqiptarë më të mirë të gjitha kohërave në basketboll dhe ai do të gjykojë në 3-javëshin e parë të shtatorit në fazën finale të Evropianit të basketbollit, që është i 3-ti për të. Duke folur për Televizionin Shqiptar, 36-vjeçari, i cili ka patur një verë mjaft të ngjeshur, ka theksuar se synimi i tij mbetet padyshim gjykimi në Botëror dhe në Olimpiadë.
Përtej zhgënjimit nga rezultatet e kohëve të fundit, basketbolli shqiptar po dhuron edhe diçka të mirë në parket dhe këta janë gjyqtarët e kësaj loje. Midis tyre spikat padyshim Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar që ka patur një verë mjaft të ngjeshur. Cici e ka kaluar tanimë fazën emocioneve të gjykimit krahas më të mirëve të botës.
36-vjeçari do të gjykojë në 3-javëshin e parë të shtatorit në fazën finale të Evropianit të basketbollit, që është i 3-ti për të dhe synimi i tij mbetet padyshim gjykimi në Botëror dhe në Olimpiadë. Cici mendon se shembullin e tij do ta ndjekin edhe gjyqtarët e tjerë shqiptarë.