AlbanianSport.com 20/08/2019 21:55
ASNN – Trajneri i kuqezinjve të koshit analizon paraqitjen, beson tek investimi afatgjatë. Shqipëria përballet të mërkurën me Danimarkën në takimin e fundit të grupit të saj të paraeliminatoreve të Evropianit 2021 dhe për trajnerin e kuqezinjve të koshit, Afrim Bilali, kjo është më tepër sesa një ndeshje prestigji.
Bilali thekson se, përtej eliminimit që në këtë fazë, Shqipëria e koshit të meshkujve ka përfituar shumë nga kjo pjesëmarrje, ndërsa frytet e kësaj pune do të merren pas disa vitesh.
Takimi midis Shqipërisë dhe Danimarkës, që do të luhet të mërkurën në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:00.