(Video) Bah: Sistemi i antidopingut duhet rishikuar, imazhi ynë, vetëm të ndershmit

Share Button

Tomas-Bah-flet

AlbanianSport.com 11.08.2016 16:15

ASNN – “Disa raste të tanishme apo të shkuara me doping nuk duhet të jenë imazhi i këtyre Lojërave Olimpike”, – ka deklaruar Presidenti i Komitet Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah, i cili ka shtuar se sistemi aktual i luftës kundër dopingut në sport ka problem serioze dhe duhet rishikuar. “Kemi afro 11,000 sportistë këtu në Rio dhe shumica dërrmuese respektojnë rregullat e lojës së ndershme dhe konkurrencës së pastër. Këta janë sportistët që duhet të shërbejnë si imazh”, – ka thënë kreu i lëvizjes olimpike botërore.

Kështu, Presidenti i IOC-së, Tomas Bah, ka pranuar se sistemi aktual i luftës kundër dopingut në sport ka problem serioze dhe duhet rishikuar. “Politika e IOC-së është shumë e qartë: Ne nuk dëshirojmë që sportistët të konkurrojnë nëse janë dënuar në të shkuarën, – ka thënë ai. – Por kjo kërkesë na është hedhur dy herë poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Megjithatë, ajo që është e qartë për ne si Komitet Olimpik Ndërkombëtar, është se duhet rishikuar sistemi i anti-dopingut.”

“Ne do të bëjmë disa propozime mbi këtë temë, mbi mundësinë e kryerjes së kontrolleve të anti-dopingut në të gjithë organizmat sportivë, – ka shtuar Presidenti i Komitet Olimpik Ndërkombëtar ka këmbëngulur tek rëndësia e imazhit të pastër të sportit. “Disa raste të tanishme apo të shkuara me doping nuk duhet të jenë imazhi i këtyre Lojërave Olimpike, sepse kemi afro 11,000 sportistë këtu dhe shumica dërrmuese respektojnë rregullat e lojës së ndershme dhe konkurrencës së pastër”, – ka thënë gjermani.

“Këta janë sportistët që duhet të shërbejnë si imazh”, – ka përfunduar Tomas Bahu, i cili është shprehur mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e Lojërave të 31-ta Olimpike dhe për cilësinë e garës në to.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh