(Video) Bah: Nuk ka shtyrje të dytë për “Tokio 2020”, mund edhe të anulohen

Share Button

AlbanianSport.com 21/05/2020 21:40

ASNN – Kreu i IOC-së pohon mundësinë e anulimit të Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm. U bë Olimpiada e parë që shtyhet në kohë paqeje, por tanimë po rrezikon që të bëhet e para që të mos zhvillohet fare. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah, ka deklaruar se e pranon që nuk është e mundur që të shtyhen sërish Lojërat Olimpike Verore të Tokios. Ai ka thënë se, nëse nuk mbahen vitin e ardhshëm, atëherë këto Lojëra duhet të anulohen.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që ishin parashikuar të mbahen këtë vit, janë shtyrë për një vit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”. Organizatorët kanë thënë se nuk kanë një plan për shtyrje të dytë. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka pranuar se do të jetë e vështirë të organizohet ngjarja më e madhe sportive në planet nëse nuk frenohet virusi. Ndërkohë, kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë ka thënë se varet nga zbulimi i një vaksine.

I pyetur për këtë çështje nga rrjeti prestigjioz BBC, Bahu ka thënë: “Për këtë pyetje, ne mbështetemi në këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ne kemi marrë vendim që Lojërat Olimpike do të organizohen në një mjedis të sigurt për gjithë pjesëmarrësit. Asnjeri nuk e di se si do të duket bota pas një viti, apo pas dy muajve. Kështu që duhet të mbështetemi te ekspertët dhe të marrim vendimet e duhura.” Lojërat Olimpike Dimërore janë parashikuar të mbahen në Pekin në vitin 2022, vetëm gjashtë muaj pas atyre Verore në Tokio.

Dhe Bahu e ka thënë se Abe e ka bërë të qartë se vera e ardhshme është afati i fundit për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në Tokio. “Unë mirëkuptoj këtë, pasi nuk mund të mbash përgjithmonë në punë 3,000 deri 5,000 njerëz në Komitetin Organizativ, – ka thënë ai për BBC-në. – Nuk mund të ndryshosh çdo vit kalendarin sportiv në mbarë botën. Nuk mund të mbash sportistët në pritje. Unë e kam një mirëkuptim për këtë qëndrim të partnerëve japonezë.”

I pyetur se sa i bindur është se do të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, Bahu është përgjigjur: “Duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. Është ndërmarrë një angazhim për organizimin e këtyre lojërave në korrik të vitit të ardhshëm.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh