AlbanianSport.com 28.02.2017 17:05
ASNN – Autogolat, sidomos ato që shkaktohen nga portierët, janë gjithmonë qesharakë. Por ky i shkaktuar nga portieri i PSV-së së Eind’hovenit ka qenë më të vërtetë një kapitull më vete në këtë drejtim. E për më tepër, kur i ka kushtuar praktikisht skuadrës së tij dorëzimin në betejën për titullin e kampiones së Holandës.
Nga hero, në zero. Kjo është metamorfoza të cilës i është nënshtruar në pak çaste portieri i PSV-së së Eind’hovenit, Jereon Zoet, në sfidën përballë Fejënordit. Pasi ka shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt, ai vijon të shkaktojë edhe një autogol të pabesueshëm.
Në fakt, aq të pabesueshëm sa edhe gjyqtari i takimit i është falur teknologjisë për të vendosur që topi e kishte kaluar vijën fatale. Portieri i ngratë i ka bërë të gjitha mirë, përveçse pjesës instinktive të tërheqjes së topit pranë gjoksit. Dhe është ky gjest instinktiv që i ka kushtuar golin skuadrës së tij.
Një gol që nënkupton humbjen 1-2 për PSV-në e Eind’hovenit, që mbetet plot 11 pikë prapa Fejënordit kryesues dhe mund t’i ketë thënë “lamtumirë” shpresave për titull teksa kanë mbetur edhe 10 javë kampionat.