AlbanianSport.com 06/01/2018 11:00
ASNN – Episodi i frikshëm ndodhi në një pistë australiane dhe pati si protagoniste dy pulëbardha. Në garat me motorë, siguria është mjaft e rëndësishme, prandaj edhe pilotët janë pajisur me helmeta dhe veshje mbrojtëse.
Por ata janë të pafuqishëm kur, përkundër gjitha gjasave, rreziku vjen nga ajri. Kështu ka ndodhur në pistën e “Filip Ajlënd” në Australi, ku dy pulëbardha kanë shkaktuar një aksident të frikshëm.
Njëri prej tyre është përplasur me pilotin e parë, që ka humbur kontrollin dhe ka penguar motorin e dytë, që është rrëzuar. Për fatin e mirë të të dy pilotëve, që po garonin me afro 200 km/orë, i gjithë ky aksident u mbyll pa pasoja.