AlbanianSport.com 08.01.2017 09:45
ASNN – Nënkampionia e Evropës, Luiza Gega, po zhvillon një fazë stërvitore në Kenia, një përvojë kjo që për trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, ka rezultuar e frytshme. Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar nga qendra stërvitore e Itenit, Stërmasi përvijon edhe synimet e këtij sezoni për rekordmenen shqiptare.
Përkundër të ftohtit që ka pushtuar Shqipërinë, atletja Luiza Gega po shijon ngrohtësinë e kontinentit afrikan, pasi po zhvillnjë fazë stërvitore në Kenia. Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar nga qendra stërvitore e Itenit, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka dhënë edhe hollësi të përgatitjeve të atletes.
Sipas Stërmasit, kjo periudhë stërvitore ka rezultuar e frytshme. Stërmasi përvijon edhe synimet e këtij sezoni për atleten shqiptare më të spikatur të momentit. Më 10 korrik të 2016-ës, atletja Luiza Gega u shpall nënkampione e Evropës në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa.