AlbanianSport.com 27/02/2019 13:50
ASNN – Atleti i 800 m, akuza për lënien jashtë “Gllasgou 2019”, përgjigjet kreu i atletikës shqiptare. E ka arritur normën e kualifikimit për në Evropianin e Atletikës, por prapëseprapë nuk do të jetë në Gllasgou në garën e 800 metrave që veprimtarisë kontinentale që do të zhvillohet në ditët e para të marsit në Skoci.
Por, për Presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, Ballkaniku ishte arsye e mjaftueshme për t’i mohuar Evropianin Eraldo Qeramës. Nga ana e tij, atleti 27-vjeçar e ka cilësuar këtë vendim të padrejtë, ndërsa ka patur edhe një akuzë konkrete në drejtim të krerëve të FSHA-së.
Akuzë të cilës Ruli i përgjigjet me argumentet e tij. Për kreun e organizmit që qeveris atletikën shqiptare, kjo është edhe çështje financiare.